Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, saktësisht zonën e quajtur Thesproti, gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas Institutit Gjeodinamik mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiat dhe Janinë, por edhe në Konispol dhe Sarandë.
Sipas mediave greke deri më tani nuk ka të lënduar dhe dëme material.