Grupi i Rithemelimit ka njoftuar mbledhjen e kryesisë ditën e nesërme në selinë e PD, mbledhje e cila do të mbahet në orën 13:00. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kujtojmë se simpatizantë të Berishës janë mbledhur prej 5 ditësh poshtë banesës në mbështetje të tij.