Gjatë 24 orëve të fundit janë larguar nga Shqipëria rreth 8 mijë persona, pasi janë kthyer në vendet ku jetojnë pas përfundimit të festave.
Përfaqësues të Policisë Kufitare në Gjirokastër pohuan se ditën e premte udhëtuan në drejtim të shtetit grek 5 615 persona dhe 1 769 automjete, ndërkohë që hynë në tokën shqiptare 2 312 persona dhe 639 automjete.
Policia Kufitare në Kakavijë punon me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërkohë që edhe pala greke ka shtuar sportelet për përpunimin e dokumentave.
Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijes pritet të jetë i lartë edhe gjatë fundjavës.