Mourinho mes rinovimit kontratës dhe spekulimeve për transferim në Brazil

Pas tre vitesh në drejtimin e Romës dhe fitimit të UEFA Conference League, Jose Mourinho tashmë po e shikon drejtimin e ardhshëm. Edhe pse skuadra ka arritur në çerekfinale të Kupës së Italisë, trajneri portugez ka bërë të ditur se ende nuk ka rinovuar kontratën e tij. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk është i gatshëm të bisedojë me klube të tjera derisa të jetë në detyrë te Romë.
Në lidhje me raportet që flasin për interesimin e kombëtares braziliane, Mourinho ka shprehur dyshime duke thënë se askush nuk ka kontaktuar me të. Ai gjithashtu ka komentuar spekulimet rreth mundësisë së një trajneri të ri te Roma, duke shprehur bindjen se drejtuesit e klubit janë të sinqertë dhe se nuk ka arsye të besojë se ata bisedojnë me trajnerë të tjerë pas shpinës së tij.
“Sinqerisht, nuk mendoj se një trajner i ri do të vijë te Roma. Drejtuesit tanë janë të ndershëm, dhe unë i besoj 100% ndershmërisë së tyre. Nuk kam nënshkruar ende kontratën e re, por nuk shoh nevojë të flas me ekipet e tjera”, theksoi Mourinho. Në lidhje me thashethemet për interesimin e kombëtares braziliane, ai deklaroi se nuk ka pasur kontakte dhe se do të mbetet i përkushtuar te Roma derisa të ketë një ofertë konkrete nga një klub.
Lexo më tej
Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan…
Skandali i videove intime me artistet, Adi Hila pranon se vendosi kamerat: “Ishin për siguri, nuk kisha qëllim të filmoja”
Kompozitori Adi Hila po merret në pyetje prej disa orësh në Policinë e Tiranës, pas skandalit të videove…
124 ditë protestë, qytetarët pas bllokadës/ Rama e Ursula flasin për Europën, por heshtin për revoltën jashtë Kryeministrisë
Në një Shqipëri që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian, dje u prodhua një nga paradokset më të…
Skandali pornografik/ Sa vite burg rrezikon Adrian Hila?
Skandali i videove intime që ka përfshirë kompozitorin Adrian Hila dhe këngëtare të njohura të skenës shqiptare, mund…