Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e ka nisur këtë vi të ri në një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet dhe operacionet paqeruajtëse në botë krah NATO-s, OKB-së dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti i vendit përgëzoi të gjithë ushtarakët për kryerjen me përgjegjësi e devotshmëri të të gjitha angazhimeve të ndërmarra në ruajtje të sigurisë dhe paqes në botë.
“Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet si partner mjaft i rëndësishëm i organizatës së NATO-s dhe kërkesa për shtim të kontributit të Shqipërisë në Aleancë është shenjë e vlerësimit për profesionalizmin e Forcave të Armatosura. Ju jeni një kontribut i madh i shqiptarëve në botë”, tha ndër të tjera Begaj.
Gjithashtu, të pranishëm në këtë bisedë me Presidentin e Republikës ishin dhe përfaqësues të Forcave të Armatosura që shërbejnë në rajon, por edhe më gjerë, si: Letoni, Irak, Sinai, në Sudanin e Jugut dhe në detin Egje.