Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane

11:22 29/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjten për të transportuar dronin sekret X-37B të ushtrisë amerikane në një mision kërkimor.

Pas javësh vonesë, raketa u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 20:07, sipas kohës lokale, dhe nisja e raketës u transmetua drejtpërdrejt në ueb-faqen e kompanisë SpaceX.

Është e paqartë se ku është nisur anija kozmike pa ekuipazh, që funksionon në mënyrë autonome. Kjo anije është nisur në misionin e saj të shtatë.

Pentagoni ka dhënë pak informacione për dronin hapësinor dhe për misionin e tij, që fillimisht ishte paraparë të niste më 7 dhjetor. Ndërkaq, SpaceX vetëm ka përmendur emrin e misionit të koduar nga Pentagoni – USSF-52 – në deklaratën e lëshuar për këtë mision.

“Falcon Heavy ka lansuar misionin USSF-52 në orbitë”, tha SpaceX.

Më herët, Petagoni ka thënë se misioni i shtatë i tij X-37B do të synonte “disa eksperimente”.

“Këto testime përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe hetimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, kishte deklaruar muajin e kaluar Departamenti amerikan i Zyrës për Aftësi të Shpejta të Forcave Ajrore.

Sa i përket dronit hapësinor të lëshuar, autoritetet kanë thënë se ai ka madhësinë e një autobusi të vogël dhe duket si një mini-version i anijeve hapësinore që u larguan nga përdorimi më 2011. Në misionet e kaluara, X-37B ka kryer testime për NASA-n lidhur me ndikimin që ka rrezatimi ndaj farave dhe materialeve të tjera.

Lëshimi i anijes nga Falcon Heavy vjen dy javë pasi Kina dërgoi në hapësirë një avion hapësinor robotik, të quajtur Shenlong. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua, kjo anije kozmike do të qëndrojë në orbitë “për një periudhë kohore” dhe do të kryejë eksperimente të ndryshme./Rel

Të tjera

Shtrenjtim i ri për qytetarët/ ‘ONE Albania’ dhe ‘Vodafone’ rrisin tarifat, nën hetim për treg të mbyllur dhe çmime të sinkronizuara
Aktualitet

Shtrenjtim i ri për qytetarët/ ‘ONE Albania’ dhe ‘Vodafone’ rrisin tarifat, nën hetim për treg të mbyllur dhe çmime të sinkronizuara

Operatorët celularë në Shqipëri, ONE Albania dhe Vodafone Albania, po rrisin sërish çmimet për abonentët, duke ushtruar klauzolën e indeksimit...

11:53 03/05/2026
Tragjedia në Xibrakë, kush është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor
Kryesore

Tragjedia në Xibrakë, kush është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor

Li Jianhong, kryetar dhe president i Xinjiang Grand Scape Group, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Shqipëri gjatë...

11:42 03/05/2026
Para
Publikohet foto e shqiptarit që goditi me thikë 73-vjeçarin në Greqi

Publikohet foto e shqiptarit që goditi me thikë 73-vjeçarin në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shtrenjtim i ri për qytetarët/ ‘ONE Albania’ dhe ‘Vodafone’ rrisin tarifat, nën hetim për treg të mbyllur dhe çmime të sinkronizuara

Shtrenjtim i ri për qytetarët/ ‘ONE Albania’ dhe ‘Vodafone’ rrisin tarifat, nën hetim për treg të mbyllur dhe çmime të sinkronizuara

11:53 03/05/2026
Tragjedia në Xibrakë, kush është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor

Tragjedia në Xibrakë, kush është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor

11:42 03/05/2026
Tym dhe panik në Komunën e Parisit, zjarri në apartament asfikson fqinjin në katin e 7-të

Tym dhe panik në Komunën e Parisit, zjarri në apartament asfikson fqinjin në katin e 7-të

11:32 03/05/2026
Shkroi “Kosova është Serbi” mbi makinën me targa të Kosovës, 25-vjeçari serb në kërkim për burg/ Kroacia: provokim i rrezikshëm dhe nxitje urrejtjeje

Shkroi “Kosova është Serbi” mbi makinën me targa të Kosovës, 25-vjeçari serb në kërkim për burg/ Kroacia: provokim i rrezikshëm dhe nxitje urrejtjeje

10:58 03/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.