Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në ndjë dalje për mediat këtë të enjte është pyetur nga gazetarët në lidhje me marëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, pas polemikave të shumta për një ftohje. Ai theksoi se marrëdhënia me Kosovën është shumë e ngushtë dhe se Kosova nuk do të ketë asnjëherë një aleat më të fortë se Shqipëria.
“Marrëdhëniet tona janë të ngushta. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Gërvallën. Një gjë është e sigurt se Kosova nuk do të ketë aleat më të fuqishëm dhe më të mirë se Shqipëria dhe SHBA. Sovraniteti territorial i Kosovës ruhet nga NATO. Ne mbajmë njërit-tjetrin të informuar dhe për situatën rajon.”, tha Hasani.
Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike
Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar fushatën e tij publike në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, duke denoncuar këtë herë...








