Zjarri në Lushnje, Prokuroria e Fierit nis procedim penal për shkatërrim të pronës

Prokuroria e Fierit ka iniciuar sot një procedim penal për veprën penale të quajtur “Shkatërrimi pronës me zjarr” në lidhje me ngjarjen e zjarrit në qendrën tregtare ‘Metropol Center’ në Lushnje. Nga informacioni bëhet i ditur se prokurorja e detyruar ka reaguar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet e para, dhe një grup hetimor, i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe oficerë policie gjyqësore, është formuar nën udhëheqjen e Prokurores.
Ndërkaq, raportohet se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregëtare “Metropol Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.
Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores. Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.
Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve.