Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar sot për mediat pasi doli nga seanca e zgjatur e GJKKO-së.
Ai tha se të gjitha kërkesat e palës mbrojtëse janë rrëzuar nga gjykata dhe nuk janë marrë parasysh, pasi sipas tij ato marrin vendime me “autorizimin e Ramës dhe mazhorancës”. Madje ai e quajti GJKKO-në si gjykatë partizane.
Gjokutaj u shpreh për mediat se gjykata e ka gabim nëse po e trajton Berishën nësoj si trafikantët.
“Pa mbaruar mirë ne vinte vendimi i gjykatës me autorizimin e Ramës dhe mazhorancës. Gjykata e shtyu nesër në orën 3 për shpallje, pasi e di që edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Të gjitha kërkesat tona janë rrëzuar. Nëse gjykata do veprojë me Berishën si me trafikantët, po bën një gabim të rëndë. Kjo gjykatë sot ishte e barabartë me gjykatat partizane”, u shpreh ai.