Është mbajtur sot protesta e radhës e opozitës, në kuadër të mosbindjes civile, e kryesuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Protesta e sotme nisi me bllokimin e rrugës “Myslym Shyri”, duke krijuar trafik të rënduar në kryeqytet, për të cilin u desh ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar zonën.
Protesta pranë Gjykatës së Lartë iu bashkua edhe ish-kryeministri, i cili mbajti fjalim para mbështetësve të tij, duke kërkuar që protestat e opozitës të vazhdonin, pasi kjo që po ndodh në Shqipëri është diktaturë e Ramës.
Protestuesit mbanin pankarta në duar si: “Ju mund të blini vulën, por kurrë opozitën”, tymuese dhe flamurin e Partisë Demokratike, ndërsa nuk mungonin brohoritjet për liderin e tyre.
Pas përfundimit të protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha së bashku me protestuesit i është drejtuar selisë blu, nga ku mbajti një tjetër fjalim.