Skip to content
Kronikë

EMRI/ I dënuar për narkotikë, ekstradohet nga SHBA 60-vjeçari

· 2 min lexim

Albert Shkëmbi është ekstraduar këtë të premte nga SHBA pasi rezulton i dënuar në vendin tonë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 60-vjeçari u arrestua në qershor të këtij viti në New Jersey. Për kapjen e tij ua angazhuan në shkëmimin e informacioneve Policia e Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion i suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë (RSO)/Zyra e Hetimeve kriminale (OCIU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese amerikane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, 60 vjeç.

Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike koka