Policia gjermane ka zbuluar një plantacion të organizuar me 200 peme kanabisi në Ahnatal-Weimar gjatë një kontrolli në një rezidencë. Në rrjedhë të këtij operacioni, u arrestua një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për prodhim të drogës. Hetime të mëtejshme kanë treguar se ai kishte hyrë në Gjermani me qëllim të veçantë për të kultivuar këtë substancë të ndaluar.
Pas paraqitjes para gjykatësit, 26-vjeçari u vendos në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar ishte tashmë në paraburgim për një çështje të ndryshme që kishte disa javë. Mediat gjermane raportojnë se nga ky plantacion janë prodhuar rreth 30 kilogramë kanabis.
Plantacioni, i organizuar në dy kate, përfshinte jo vetëm 200 peme në faza të ndryshme të rritjes, por edhe 90 llamba, sisteme ngrohëse, ventilatorë dhe një sistem ventilimi. Dhomat ishin të mbrojtura për të shmangur zbulimin nga jashtë përmes konvertimeve me panele të ndryshme. Gjatë operacionit, policia gjithashtu zbuloi një armë, e cila më pas u sekuestrua.