Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi Kryesinë. Në këtë mbledhje u mor vendimi që të niste shkarkimi i presidentit Meta. Kjo erdhi pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga vetë Meta.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë.
Ditën e djeshme, Taulant Balla kërkoi zhvillimin e një debati parlamentar pas vendimit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha dje në konferenën për mediat, argumentet e tij në lidhje me shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.
Partia Socialiste pas këtij vendimi ka marrë nismën për shkarkimin e Metës, duke thënë se ka bërë një akt brutal ndaj Kushtetutës. Nga ana tjetër deputetët e PS kanë nisur dhe mbledhjen e firmave dhe kërkojnë një debat në Kuvend për të shteruar argumentet pse Meta duhet të mos qëndrojë më në zyrën e tij. PD-ja nga ana e saj ka marrë vendimin për krijimin e një Aleance Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kujtojmë se mazhoranca e cilësoi dje vendimin e presidentit Meta një akt të pavlefshëm në tejkalim të kompetencave.