Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të enjte në kryeqytetin e Çekisë, Pragë. Sipas informacioneve të para dyshohet se janë vrarë 11 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë. Në pamjet që qarkullojnë në rrjet duken turma njerëzish duke vrapuar dhe disa të tjerë që janë fshehur në katin e katërt të godinës së Fakultetit të Arteve. Sipas mediave vendase, mes viktimave është edhe autori.
“Autori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.