Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpresa për një armëpushim në Gazë, lideri i Hamasit bisedime në Egjipt

21:00 20/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Lideri kryesor i Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – udhëtoi drejt Kajros të mërkurën për bisedime rreth luftës në Gazë, si pjesë e një diplomacie për ta siguruar një armëpushim tjetër dhe një këmbim të pengjeve, në një kohë kur pjesëtarët e grupit radikal po i bëjnë rezistencë të fortë ofensivës së Izraelit.

Ismail Haniyeh shkoi në Egjipt një ditë pasi Hamasi shkrepi raketa të cilat bënë që të binin sirenat e alarmeve për sulme ajrore në mes të Izraelit, si shenjë force gjatë luftës disa javore tashme, e cila e ka shkatërruar shumicën e veriut të Gazës, si dhe i ka vrarë gati 20.000 palestinezë dhe i ka detyruar rreth 1.9 milion të tjerë – apo 85 për qind të popullsisë- të ikin nga shtëpitë e veta.

Izraeli u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të botës ta fusin Hamasin në listën e organizatave terroriste, duke thënë se ky grup duhet të çrrënjoset pas sulmit që e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku i vrau mbi 1.200 njerëz.

Por, palët kanë rinisur së fundmi bisedime indirekte, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, me qëllim për të arritur marrëveshje për një armëpushim tjetër dhe lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Ende ka dallime të theksuara në bisedimet për pengjet

Megjithëse veprimtaria e zyrtarëve të lartë është rritur së fundmi, dy palët duket të jenë ende larg ndonjë marrëveshjeje për pengjet.

Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë më pengje pa përfunduar lufta, dhe pritet të ngulë këmbë në lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë, përfshirë militantë të rangut të lartë, në këmbim të pengjeve që po i mban rob.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto kërkesa deri tani.

Egjipti, bashkë me Katarin, ndihmuan në ndërmjetësimin e një armëpushimi njëjavor në nëntor, gjatë të cilit Hamasi i liroi mbi 100 pengje në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Hamasi dhe militantët e tjerë janë duke i mbajtur rob edhe 129 persona të tjerë.

Hamasi tha se Haniyeh – i cili besohet se qëndron në Katar por lëvizjet e të cilit publikohen shumë rrallë – do të bisedojë me zyrtarë egjiptianë për luftën, pa dhënë hollësi të tjera.

Ziad Nakhaleh, lideri i një grupi më të vogël militant palestinez, Xhihadi Palestinez Islamik, i cili mori pjesë në sulmit e 7 tetorit dhe po mban pengje po ashtu, tha se është ftuar në Egjipt për bisedime dhe se do të udhëtojë atje në ditët në vijim.

Egjipti, i cili kufizohet me Gazën, është tejet i shqetësuar se mund të përballet me refugjatë palestinezë, duke u druajtur se Izraeli nuk do t’i lejojë ata të kthehet në Gazë./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gazaHamasIzrael

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Zbardhen dëshmitë nga gjyqi i megaoperacionit “Sky ECC” në Belgjikë

Zbardhen dëshmitë nga gjyqi i megaoperacionit “Sky ECC” në Belgjikë

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English