Nënvarianti i koronavirusit JN.1 po bëhet shqetësues në SHBA, duke shkaktuar rreth 20% të infeksioneve të reja të Covid-19 dhe duke u konsideruar lloji më i shpejtë i virusit. Ky nënvariant rrjedh nga BA.2.86, i njohur ndryshe si Pirola, dhe ka vetëm një ndryshim në proteinën e tij spike krahasuar me paraardhësin e tij. Shkencëtarët janë të shqetësuar për numrin e madh të mutacioneve në këtë variant, por ky ndryshim duket se ka bërë virusin më të përshtatshëm dhe më të shpejtë.
CDC vlerëson se prevalenca e JN.1 ka dyfishuar në SHBA mes fundit të nëntorit dhe mesit të dhjetorit. Gjurmuesit e varianteve presin që ky variant të bëhet kryesor në botë brenda disa javësh, duke konkurrue me variantet ekzistuese dhe duke ndihmuar virusin të shpëtojë nga imuniteti.
Studimet tregojnë një rënie të dyfishtë në aftësinë e antitrupave për të neutralizuar këtë nënvariant, që mund të sjellë një valë tjetër infeksionesh. Rritja e shtrimeve në spital është vërejtur në disa vende të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht tek ata që nuk janë vaksinuar ose kanë hequr dorë nga doza e fundit.
CDC ka bërë thirrje mjekëve që të vaksinojnë pacientët dhe ka paralajmëruar se shtrimet në spital për Covid-19 janë rritur me 51% në katër javët e fundit. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit zbulon se vaksina aktuale për Covid-19 ofron mbrojtje të mirë kundër këtij nënvarianti, duke përmirësuar rekomandimet për vaksinimin e gjerë të publikut.
Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ekspertë të tjerë kanë mbështetur vaksinat e përmirësuara kundër variantit kryesor XBB.1.5. Përdorimi i vaksinave dhe terapive antivirale si Paxlovid mbetet kritik për zvogëlimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes nga Covid-19. Dr. Alex Greninger shprehet për keqardhje për mosperdorimin e këtyre mjeteve, duke theksuar nevojën për t’u mbrojtur efektivisht nga variantet e reja të virusit.