Një grup të rinjsh shqiptarë janë arrestuar në Londër. Sipas një shkrimi të publikuar në prestigjozen “The Sun”, shqiptarët e arrestuar shisnin kokainë në një nga lagjet ku jetojnë pasanikët e Londrës.
Ata kishin fituar 4.2 milionë paund nga ky aktivitet i paligjshëm.
“The Sun” citon se banorët e lagjes Tunbridge Wells kanë shpenzuar 4.2millionë £ me blerjen e kokainës në gjashtë muaj e fundit, duke përdorur një shërbim të ri, atë që ua sillte drogën në shtëpi.
Si rezultat i hetimeve është zbuluar se banda shqiptare kishte ngritur edhe një qendër “call center”-i në Londër, që ofronte shërbim 24-orësh për qytetin e Kent-it.
Dëshmia e stilit të jetesës ekstravagante të anëtarëve të bandës u zbulua nga telefonatat e tyre. Njëri prej tyre u filmua duke hedhur para në një klub nate, ndërsa një një tjetër mburrej për dërgimin e një Range Rover Sport në Shqipëri dhe një tjetër i kishte rregullaur dhëmbët vjehrrës.
Shqiptarët e arrestuar janë: Rigels Hadashaj, 20 vjeç, Arlind Palushi, 19 vjeç, Fatos Metalia, 24 vjeç, Izmir Basha, 24 vjeç, Nelson Aliaj, 28 vjeç, Ervish Dervishi, 23 vjeç, Xhesil Vucaj, 21 vjeç, Alfred Gashi, 19 vjeç dhe Marius Kuçi 24 vjeç, të gjithë pjesë e bandës së kokainës.