Skip to content
Kronikë

Dënohet me mbi 4 vjet burg ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal

· 1 min lexim

Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal është dënuar me 4 vite e 1 muaj burg, nën akuzën se i ka dhënë ndihmë një oligarku rus që kërkonte të hiqej nga një listë sanksionesh amerikane, njofton BBC.

McGonigal, ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, është një nga agjentët më të lartë që është akuzuar ndonjëherë për një krim.

Kujtojmë se McGonigal është akuzuar edhe se ka marrë një shumë prej 225000 dollarë  nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare.