Eksperti i IT, Gent Progni ka vijuar me denoncimet për të ekspozuar abuzimet masive me fondet sa i përket sigurisë dhe cilësisë së sistemeve online në Shqipëri, për të cilat janë shpenzuar afro 500 milion euro. Por, duke parë që sistemet po bien njëra pas tjetrës, ku një person me njohuri minimale kompjuterike mund të ketë akses në të dhëna tepër konfidenciale dhe nuk është çudi pasi passëordi më i sigurtë ishte $$kthesakamzes2018$$”. Progmi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka bërë me dije se “është hakeruar salla e datacenterit të policisë. SIpas tij “ka që mbrëmë nuk punojnë sistemet. Ka filluar me numrin e emergjencave 112 dhe aktualisht nuk ka as TIMS as email as Memex.”
Në fund ai nuk ka lënë edhe pa ironizuar këto shkelje të padënuara, por edhe që po nuk “Njoftoni publikisht expertat shqiptarë të IT të japin një dorë për shpëtimin e policisë”, shtoi ai