Një makinë është përplasur me një furgon pasditen e kësaj të enjte në Maliq. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka përfunduar në një kanal aty pranë rrugës.
Burime bëjnë me dije, se nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.Policia është në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.