SPAK ka mbyllur hetimet për ish-zëvendëskryeimistrin, Arben Ahmetajn dhe dosjen e ka dorëzuar në GJKKO, ku pritet të jepet dhe vendimi përfundmtar për akuzat e ngritura ndaj tij.
Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe privatizimin e shoqërisë “Buka” sh.a.
Avokatët mbrojtës të Ahmetjat kanë 10 ditë kohë për të çuar pretendimet e tyre dhe më pas dosja do të shkojë në gjykatë.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave.
Dyshohet se mes Ahmetajt dhe biznesmenit ka pasur marëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a”.