Kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, njëkohësisht dhe deputetja e opozitës, Zheni Gjergji pas seancës së sotme të Parlamentit ka reaguar për mediat, duke u shprehur se maxhoranca ka hedhur poshtë amendamentin e saj për ndihmë buxhetore për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Ajo u shpreh se ka kërkuar 6 milionë euro për 3 mijë gra të prekura nga kanceri i gjirit, ndërkohë që për koncesione është dhënë 50 milionë euro.
“Mazhoranca miratoi buxhetin dhe u dha koncesioneve të shëndetësisë 50 milionë euro dhe në amendamentin tim kërkova 6 milionë euro për 3 mijë gra që përballen me kancerin e gjirit. Me 75 vota kundër të mazhorancës hodhën poshtë amendamentin. 3 mijë gra do të enden rrugëve. Kjo është qeveria Rama. Mazhoranca miraton me forcën e kartonit fondet miliona euro për koncesionet”, tha Gjergji.