Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çështja ‘McGonigal’, FBI jep sqarime për aferat e ‘mikut’ të Ramës

09:17 06/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Drejtori i FBI-së shtoi se po hetohen të gjitha lidhjet e McGonigal dhe rastet në të cilat ai mund të ketë ndikuar, duke përdorur influencën e tij.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin e Mbikëqyrjes së Gjyqësorit në Senat, për një sërë çështje, ndër to dhe për rastin ‘McGonigal’.

Që në pyetjet e para, ligjvënësit amerikanë u interesuan për të mësuar për skandalin e Charles McGonigal. Senatori Sheldon Whitehouse e pyeti nëse ka pasur një hetim të pavarur, përtej hetimit të gjyqësorit, në lidhje me këtë skandal, ku është i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama.

“Doja të flisja me ju në lidhje me Charles McGonigal sot. Ai është një agjent i FBI, që është interesant në dy drejtime. Së pari, ai ka pranuar fajin për sa i përket akuzës për një faturë të padeklaruar prej 225 mijë dollarësh nga një shtetas i huaj dhe ai pret dënimin për krimet që ka pranuar në shkurtin që vjen.

Gjëja e dytë interesante është se ai ka drejtuar zyrën e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë kohës që raportohej gjerësisht se agjentët e FBI-së në Nju Jork dhe ish-prokurori i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, po i bënin presion drejtorit Comey për të ndërhyrë në fushatën e Hillary Clinton dhe për ta dëmtuar, diçka që ne për fat të keq e dimë se Comey e bëri me konferenca për shtyp që dhunuan rregullat dhe procedurat e Departamentit të Drejtësisë.

Pra, eksperienca ime është se kur dikush është në periudhën përpara dënimit për një çështje penale, kjo është një kohë shumë e mirë për të marrë informacione prej tyre dhe bashkëpunim prej tyre. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me zyrën në terren të Nju Jorkut gjatë asaj periudhe, por dua të di se a ka pasur një hetim të pavarur nëse kanë ndodhur mashtrime me FBI gjatë kësaj periudhe në detyrë. Nuk kam marrë asnjë konfirmim se ka ndodhur diçka e tillë. Marrëveshja e pranimit të fajit nuk reflekton asnjë shenjë bashkëpunimi jashtë kësaj marrëveshje. Nuk kam qenë në gjendje nëse Inspektori i Përgjithshëm po e sheh këtë çështje. Çfarë dini për këtë çështje?”, tha Senatori Sheldon Whitehouse në pyetjen drejtuar drejtorit të FBI-së.

Wray konfirmoi se Inspektori i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë është i angazhuar në këtë hetim. Drejtori i FBI-së shtoi se po hetohen të gjitha lidhjet e McGonigal dhe rastet në të cilat ai mund të ketë ndikuar, duke përdorur influencën e tij. Më tej ai tha se edhe dy prokurori janë të angazhuara në hetimin e rasteve abuzive të McGonigal, ajo e Nju Jorkut dhe Kolumbias.

“Së pari, e vlerësoj që po e ngrini këtë çështje. Kam disa gjëra për të thënë. E para, divizioni ynë i kundërzbulimit është ai që ka zbuluar shkeljet e McGonigal, e ka ndjekur atë dhe e ka arrestuar. Ne jemi shumë të fokusuar në përpjekjet për të përcaktuar në të gjithë mënyrat që imagjinoni ju, se cilat mund të jenë gjërat që ai ka ndikuar gjatë sjelljes abuzive të tij.

E dyta, mendoj se janë dy zyra prokurorësh të përfshira, ajo e Nju Jorkut dhe Distrikti i Kolumbias. Pra, janë dy çështje, në fazën e paradënimit dhe bashkëpunimi i tij mund të jetë potencialisht i përshtatshëm. Nuk mund të jemi sa larg do shkojmë këtu, por mund t’u them se ne kemi angazhuar Inspektorin e Përgjithshëm sepse donim të kuptonim përmasat e vërteta të asaj se çfarë ka bërë zoti McGonigal dhe se çfarë di”, tha drejtori i FBI-së në përgjigjen e tij.

Më tej Senatori Sheldon Whitehouse deklaroi se përfshirja e Inspektorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë është një shenjë e mirë, gjë që u konfirmua dhe nga drejtori i FBI-së./Pamfleti

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
‘Transumanca’, riti i shtegtimit të bagëtive nga barinjtë pranohet në UNESCO

'Transumanca', riti i shtegtimit të bagëtive nga barinjtë pranohet në UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.