Skip to content
Bota

Çfarë ndodhi? Zelensky anulon fjalimin në Kongresin amerikan

· 1 min lexim

Presidenti i Ukraninës, Volodymyr Zelensky anuloi sot  papritur fjalimin e planifikuar në Kongresin amerikan për shkak të një rasti që i doli në “minutën e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Zelensky thuhet se nuk do  të paraqitet në takimin e  orës 15:00, pasi  ndodhi në minutën e fundit.

Mendohej se presidenti ukraninas  duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij, i cili që nga shkurti i këtij viti është në luftë me Rusinë.

Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, raporton nypost.