Avokati i Fredi Belerit në përfundimit të procesit ka thënë për mediat se Abdyl dhe Arsen Rama janë dy persona të dënuar nga gjykata. Sipas tij, dëshmitë e dy vëllezërve nuk qëndrojnë.
“Nuk ka asgjë tjetër veçse deklaratës së dy vëllezërve të dënuar. Ata duke qenë disa herë të dënuar. Kanë lidhur një plakë në Durrës ata.
Janë dënuar disa herë dhe i përdor policia”, deklaroi ai. Seanca u shty që të merret në pyetje Pandeli Kokaveshi, ndërsa vetë Beleri nuk preferoi të jepte dëshmi.
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit mori një tjetër kthesë këtë të martë, për shkak se njëri prej dëshmitarëve kyç të çështjes, Abdyl Rama, nuk ndodhet në Shqipëri prej korrikut 2023.
Për këtë arsye, organet përkatëse nuk kanë pasur një adresë për të dërguar kërkesën për të dhënë dëshmi në gjyq.