Mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, te vendi i quajtur ish-pularia në Shijan është shënuar një aksident, ku një i ri ka humbur kontrollin e makinës.
Automjeti ‘Hyndai’ me targë TR8603T me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e përplasjeve, ai ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.