Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi mbrëmjen e sotme. Mediat greke raportojnë se është ekzekutuar me armë zjarri një 60-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Paleo Faliro të Greqisë. Viktima dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh. Ai është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në gjoks.
Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.