Shtëpia e të moshuare në Fier është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës dhe të paktën pesë të moshuar kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksisë. Sipas të dhënave të deritanishme asnjë prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.
Forcat e rendit, kanë rrethuar shtëpinë e të moshuarve, e ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe kyebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili tha se ka qenë një zjarr aksidental dhe më pas tymi është përhapur në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet kuzhina dhe mensa.
“Zjarri ka ndodhur në një orar ku nuk mensë dhe kuzhinë nuk ka pasur persona. Me punën që do të bëjmë sonte besoj se çdo gjë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Përgjithësisht nuk kemi dëme në pjesën e godinës dhe besoj se deri nesër do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Subashi duke theksuar se shumica e të moshuarve janë në gjendje të mirë”, tha Subashi për gazetarët.