Deri tani, këtë mashtrim nuk e kanë firmosur akoma Ministria i Financave e Posta Shqiptare si ortake në “ONE Albania”, por mbajtja e fshehtë e këtij krimi financiar prej tyre, është shenjë se do ta firmosin, ngaqë e dinë se mafiozi hungarez i Viktor Orban e grupit oligarkik të Vladimir Putinit, është edhe pazarxhi punësh të pista me kryeministrin Edi Rama…
Evazioni fiskal nëpërmjet mashtrimit me falsifikim të bilancit tatimor, është skema e vjedhjes miliona Euro, që mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, ka filluar të bëjë edhe si pronar i kompanisë celulare “ONE Albania”.
Më 31 mars 2022, ai bleu mbi 94% aksione të “ONE Albania”, ndërsa më 22 dhjetor 2022, kompaninë “Albtelecom” e shkriu brenda “ONE Albania” me miratim të qeverisë shqiptare, pa e kaluar këtë ndryshim pronësie të huaj në parlament, paçka se është sektor strategjik i sigurisë kombëtare të Shqipërisë.
“Pamfleti” publikoi mashtrimin financiar, që hungarezi Gellért Zoltán Jászai bëri me bilancin e vitit 2022, duke e nxjerrë kompaninë “ONE Albania” me 11 milionë Euro humbje, kur xhiroja vjetore ishte 31 milionë Euro, ndërsa fitimi real ishte 12 milionë Euro.
Deri para 1 jave, ky mashtrim ishte në dosjen e ekstraktit tatimor të kompanisë “ONE Albania”, por mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, në bashkëpunim me shefat e pushtetit, ka futur në dosje një bilanc tjetër, me të dhëna të tjera përsëri me humbje.
Bilanci i parë i vitit 2022 nga ky grup telefonik, u dorëzua me 11 milionë Euro humbje, i ndarë në 5.3 milionë Euro humbje “ONE Albania” dhe 5.7 milionë humbje “Alb Telekom”; shifra false që tatimet ia pranuan, sepse hungarezi është mik pazaresh i Bablokut.
Ndërsa në variantin e dytë të dorëzuar me 26 qershor 2023, që zëvendësoi bilancin e parë, grupi telefonik ““ONE Albania” deklaroi 12.5 miliardë lekë humbje, përkatësisht 460 milionë lekë humbje “ONE Albania” dhe 12.4 miliardë lekë “Albetelecon”.
Në vendimin për miratimin e bilancit të vitit 2022, dorëzuar në tatime e QKB brenda ditës më 26 qershor 2023, thuhet: – “Për shkak të humbjes së madhe financiare, kompania “ONE Albania” nuk do shpërndajë divident (fitim) për ortakët, që do të thotë se përveç taksës së tatim-fitimit, shteti nuk takson as dividentin e nuk merr asnjë fitim si ortak.
Deri tani, këtë ndryshim bilanci me 12.5 miliardë lekë humbje për vitin 2022, që ka falsifikuar e dorëzuar pronari hungarez Gellért Jászai, nuk e kanë firmosur akoma Ministria i Financave si aksionere me 2.545% dhe Posta Shqiptare me 0.455% në grupin telefonik “ONE Albania”.
Por mbajtja e fshehtë e këtij krimi financiar nga Ministria e Financave që ka në vartësi edhe QKB-në, Tatimet e Postën Shqiptare, është shenjë se do ta firmosin, ngaqë e dinë se mafiozi hungarez i Viktor Orban e grupit oligarkik të Vladimir Putinit është edhe pazarxhi punësh të pista me kryeministrin Edi Rama./Pamfleti