Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap me një sasi prej 50 kg hashash.
Policia greke e ka arrestuar 32-vjeçarin shqiptar ditën e djeshme. Ai u kap me 50 kg hashash.
Fillimisht shqiptari u ndalua për kontroll dhe më pas u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e ndarë në 32 pako. Pas arrestimit 32-vjeçari do të paraqitet në Prokurorinë e Kilkis për t’u njohur me akuzat që rendojnë ndaj tij. Ndërkohë policia greke vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku dyshohet se në të janë të përfshirë edhe persona të tjerë.