Skip to content
Politikë

‘25 vite Kushtetutë’, flet kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj

· 1 min lexim

“Megjithëse nuk bën politikë, Gjykata Kushtetuese ndikon në jetën politike të vendit.”-kështu e nisi fjalimin e saj në Kuvend sot kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Kujtojmë se sot po mbahet një seancë e veçantë organizuar Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të 25 vjetorit të Kushtetutës.

Sipas Zaçajt Gjykata Kushtetuese ka ndikuar shumë në demokratizimin e vendit dhe të sistemit politik.

“Gjatë 3 dekadave Gjykatata Kushtetuese ka ndikuar në zhvillimin e demokracisë, e përgjegjshme për ndikimin e vendimmarrjes së saj në jetën shoqërore ekonomike. Vendimet e saj përbëjnë në vetvete ngjarje të një rëndësie të vecantë. Ato kërkojnë reflektim të qytetarëve dhe udhëhiqen nga e vetmja busull, kushtetuta”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Kushtetueses u shpreh se presioni i vazhdueshëm ndaj gjyqtarëve nuk është i mirë, pasi shpeshherë kthehen në sulm personal ndaj tyre.

“Politizimi i gjyqësorit fenomen që përbën sfida të vazhdueshme, edhe ne vendet me demokraci të konsoliduar. Reforma kushtetuese synon shkëputjen e politikës nga gjyqësori”- u shpreh ajo.