Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti i shërbimeve perëndimore/ Si pastrohen paratë e kokainës në Shqipëri?

13:22 27/11/2023
Reading Time: 5 min lexim

“Pakti Rama-Meloni, një operacion i vështirë pikërisht për alarmet e përsëritura që agjencitë kundër pastrimit të parave bëjnë për Shqipërinë”

 

Një ditë pas akordit Rama-Meloni, gazetari i njohur Giuliano Foschini, publikoi në ‘La Republica’, një vëzhgim të gjatë për narkotrafikun shqiptar.

 

Gazetari që mbulon prej vitesh aktivitetin e autoriteteve antimafia në Itali, ngrinte pikëpyetjen se ardhja e një numri afrikanësh në Shqipëri, mund të kthehet në lëndë e parë për mafian e “tmerrshme” shqiptare siç e quan ai. Për të rinisur trafikun e klandestinëve, ç’ka ndër të tjera është një nga rastet e arta që trafikantët kërkojnë për të fshehur drogën.

 

Në të gjithë aktivitetin e gjatë të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria në Itali me gomone, në çdo rrugë ishte fshehur një sasi e rëndësishme hashashi, heroine dhe më vonë edhe kokaine.

 

Në këtë shkrim, Foschini, ka një frazë, duke ju referuar zbatimit të paktit Rama-Meloni: “Një operacion i vështirë pikërisht për alarmet e përsëritura që agjencitë kundër pastrimit të parave bëjnë për Shqipërinë, e cila po bën përpjekje edhe me Prokurorinë Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK), por me sa duket nuk mjafton”.

 

 

E në fakt kjo është fraza më e rëndësishme, që del nga dokumentet e shërbimeve inteligjente të policisë italiane, europiane, por edhe DEA-s amerikane, mbi atë që është edhe dilemma më e madhe e këtyre viteve në Shqipëri, që debatohet shumë.

 

Raportet e antimafias italiane, që bazohen në investigime të thella të DIA-s, bëjnë të ditur në raportin, pjesë të të cilit ka siguruar ‘Pamfleti’, se ‘narkotrafikantët shqiptarë, nuk kanë një rrugë për transferimin dhe shpërlarjen e parave’.

 

E kjo është pikërisht pjesa më e vështirë e gjetjes, gjurmimit, apo edhe sigurimit të provave për të arritur në sekuestro. Madje në disa raste, kur edhe pse ka pasur vendime gjykatash të Spanjës apo Italisë për persona shqiptarë që merreshin me biznese të ndryshme, pasuritë e bllokuara më pas u ç’liruan.

 

Por kjo është një mesele tjetër; në rastin konkret, raporti bën të ditur se ndërtimet nuk janë e vetmja mënyrë ku lahen paratë e narkotrafikut shqiptar, ose më mirë të thuhet, në shumicën e rasteve këto para pastrohen përpara se të arrijnë në investimin kapital, ku qarkullojnë nëpërmjet llogarive bankare.

 

Raporti thekson se narkotrafikantët shqiptarë kanë arritur të përdorin një trekëndësh qarkullimi parash që prej vitesh ka mundur të shmangë alertin e agjencive të antidrogës.

 

Ky trekëndësh nis në Spanjë ose Gjibraltar (Territor britanik), shkon drejt Luksemburgut, e më pas përfundon në Tiranë. Kemi të bëjmë me agjenci financiare të ngritura prej vitesh, e që me anë të një përqindje të kripur bëjnë qarkullimin e këtyre parave.

 

Në Spanjë, kryesisht këto organizma janë të vendosura në zonën e Costa del Sol, pra në Marbella, ose në ishujt balnearë: Majorka apo Minorka.

 

Raporti thekson se prej vitesh një numër i madh shqiptarësh kanë aktivitete në këto zona, ku kanë blerë shumë biznese. Ky përqëndrim nuk shpjegohet ndryshe veçse me vendosjen aty thuajse të njëkohshëm të grupeve shqiptare në Ekuador. Të dyja zonat përbëjnë një territor që më shumë sesa për trafik përdoret si komisionim i tregtisë.

 

Në Ekuador, merren me komisionimin e kokainës me shumicë dhe transportimin e saj, duke korruptuar e integruar autoritetet e porteve, ndërsa në Spanjë e Gjibraltar, funksionojnë të ashtuquajturat agjenci financiare, të cilat kryesisht lëvizin fijeve e komunitetit gjigand offshore që qarkullon në kontinent.

 

Zona e Costa del Sol prej vitesh ka qenë një domen i N’dragheta-s kalabreze, madje ka pasur raporte se disa prej agjencive financiare kanë qenë pronë e mafias më të fuqishme italiane.

 

Vitet e fundit, autoritetet italiane, kanë vënë re një zhvendosje të çuditshme të grupeve të shqiptarëve të njohur si pjesë e ambjenteve të N’dragheta-s në brigjet e Spanjës. Ndërkaq, në Gjibraltar, janë vendosur mjaft shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe, ku kanë bizneset e tyre.

 

Këta, “biznesmenë” dyshohet se përdorin dy rrugë të transferimit të parave në mënyrë të rregullt. Agjencitë japin kredi për ndërtimin e bizneseve të ndryshme që janë kryesisht bare e restorante, apo edhe diskoteka, e më pas bëhet qarkullimi sërish në Agjenci e në bankat e Luksemburgut, që shquhen për interesa të ulëta, duke kaluar pastaj në Shqipëri.

 

Por edhe këtu, nuk se investohen menjëherë në një biznes me risk si ndërtimi, por përdoren në disa ishuj biznesesh të vegjël, që më pas e çojnë të gjithë shumën në një hinkë të madhe që është ndërtimi. Këta janë kryesisht (thotë raporti) flota taksish që në Tiranë janë rritur si kërpurdhat pas shiut, furnitorë të materialeve të ndërtimit, si dhe aktivitete të showbiz-it, si filma, albume këngësh apo edhe lokale nate.

 

Por të gjitha këto, theksojnë raportet, rrisin në mënyrë galopante kostot dhe ulin fitimet e narkotrafikantëve. Asnjë grup apo komunitet baronësh të kokainës nuk mund të përballonin një organizim të tillë me kosto marramendëse.

 

Ndaj është dyshimi se kemi të bëjmë me një organizatë përbindësh unike, pra një kartel shqiptar, i cila deri tani është i pazbuluar në kupolën e tij. Dyshohet një funksionim me skemën mesjetare, ku të gjithë klanet japin pjesën për Princin apo Mbretin, i cili nga ana tjetër kujdeset për sigurinë dhe infrastrukturën, duke mbajtur vetë llogaritë e kostove. Analizat e bëra shumë herë nga specialistë të antitrafikut në Itali që ndjekin mafian prej vitesh, theksojnë se sasitë që kapen nëpër porte, në shumicën e tyre janë karreme për të ushqyer policitë. Ndërkaq, kosto të tilla mbulohen vetëm me sasi gjigande të trafikuara. Ky nuk është fakt i ri, pasi është përdorur prej vitesh nga kartelet e mëdha të narkotrafikut në Amerikën Latine. Si Pablo Escobar apo karteli i Kalit, “ushqenin” DEA-n me triumfe të vogla për të vijuar kalimin e sasive të mëdha në SHBA e Europë.

 

Suksesi ndaj tyre ishte pikërisht kur lufta nisi të bëhej në shtëpi, pra në Kolumbi, ku DEA arriti të rrëzojë perandori miliardëshe të mirëorganizuara. Gjithsesi çelësi i parë që theu këto perandoritë ishte pushtimi i Panamasë e sekuestrimi i parave të depozituara nga narkotrafikantët atje.

 

Duket pikërisht për ta bërë luftën që këtu, edhe DEA ka mbarritur në Tiranë prej një viti, siç është edhe DIA italiane, policia gjermane, ajo britanike e spanjolle. Gjasat janë që të kemi rezultate së shpejti edhe në këtë fushë. Nuk është rastësi që delegacioni i SPAK kur vizitoi Uashingtonin, pati një takim të rëndësishëm edhe në DEA. / Pamfleti

Të lidhura

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë,...

13:55 08/06/2025
Para
Dasma e Dafina Zeqirit, sa persona do jenë në ceremoni?

Dasma e Dafina Zeqirit, sa persona do jenë në ceremoni?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

13:16 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.