Skip to content
Kronikë

Neglizhuan pacientin/ Prokuroria dërgon për gjykim pesë mjekët e spitalit të Fierit

· 1 min lexim

Pesë mjekë në spitalin e Fierit dyshohet se janë neglizhuar tajtimin mjekësor të një pacienti, i cili si pasojë e pakujdesit ka ndërruar jetë.

Mësohet se Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim këta mjekë.

Kjo ngajrje ka ndodhur 3 vite më parë, ndërkohë që vetëm këtë vit u mbyll gjykimi për këta mjekë.  Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se mjekët nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur pacientit, ç’ka dhe solli vdekjen e tij.

Organi i akuzës konstatoi një sërë shkeljesh të protokollit mjekësor. I ndjeri, Bledar Sherifaj ndodhej në spital pasi dyshohej se ishte me Covid.