Aktorja e njohur e humorit shkodran, njëkohësisht edhe partnere e Zef Dedës në skenë, Drande Xhaj gjatë homazheve ka deklaruar se një yll u shua. Në fjlaën e saj për gazetarët Xhaj tha se partneri i saj i skenës nuk do të vdesë kurrë.
“Këto janë dy ditë të dhimbshme, Jo vetëm për ne kolegët, por për të gjithë Shkodrën. U shua një yll, ra një meteor. Zef Deda nuk vdes kurrë, ai do të jetë për të gjithë bezat. Kudo ku kemi shkuar i kanë thirrur; baca Zef. Ai me kontributin e tij do të jetë i përjetshëm.”, tha Xhaj.