Vendi ynë do të jetë sot në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Dita parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Ndërsa reshjet e shiut do jenë prezente në orët e para të mëngjesit, përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Gjithasht reshjet e shiut do të shtrihen edhe ne pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8/ m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: të jenë nga 5 deri 20°C, ku vlera më eulët do shënohet në zonat malore dhe vlera më e lartë në zonat bregdetare.