Ditën e djeshme Bleona Qereti mbushi 40 vjeç.
Ajo kishte vendosur që ditëlindjen e saj ta festonte në një prej resorteve më luksoze të qytetit të Meksikës.

![]()
Bëhet fjalë për “Las Ventanas Paraiso” që ofron një pamje të mrekullueshme dhe të krijon idenë e një parajse të vërtetë.
![]()
Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukura. Ajo ishte nën shoqërinë e prindërve, Nazmiut dhe Olit, por edhe qenushit të saj të preferuar, Jonny-t.
![]()
![]()
“Momente të bukura që shoqërojnë buzëqeshje tënde duke lexuar urimet e pafundme që vijnë nga miq dhe dashamirës të shumtë. Kjo buzëqeshje të të shoqërojë gjatë gjithë rrugëtimit të jetës tënde bijë. Zoti të bekoftë me gjithë të mirat e kësaj bote”, ishte urimi i mami Olit për vajzën e saj.
![]()
Nga fotot që Bleona na tregoi, na kujtoi një shprehje të famshme: Jeta fillon pas të dyzetave!
A nuk mendoni edhe ju kështu?
Burimi: Iconstyle.al






