Sot deputetët e Partisë Socialiste dërguan në Kryesinë e Kuvendit një kërkesë për të përjashtuar deputetët e opozitës, pas kaosit të shkaktuar në senacën plenare të kaluar, aty ku u miratua edhe projektbuxheti i ri i shtetit.
Së fundmi, janë zbuluar emrat e deputetëve të opozitës, për të cilët është kërkuar përjashtimi nga kolegët e tyre socialistë. Bëhet fjalë për 5 deputetë, si Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi; Albana Vokshi dhe Sorina Koti.
Deri më tani nuk ka një reagim nga Kryesia e Kuvendit për këtë kërkesë të dorëzuar nga maxhoranca.