Marrëveshja e shumëkomentuar me Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve do të kalohet në Kuvend për shqyrtim.
Sipas kalendarit të bërë publik nga Parlamenti është futur në rend dite që kjo marrëveshje të shqyrtohet brenda datës 22 dhjetor.
Kjo marrëveshje pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Kuvend për shqyrtim.
Kujtojmë se në vendin tonë ende qeveria nuk ka organizuar një dëgjese publike me qytetarët lidhur me detajet e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë shumë personazhe të njohur kanë reaguar kundër transferimit të emigrantëve të botës së tretë nga Italia në brigjet shqiptare.