Ditën e sotme një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi qarkullonte me pistoletë, në lagjen 13.
“Në pranga u vu shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Hetimet e mëtejshme për armëmbajtje paleje do të kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton policia.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, policia po vijon kontrollet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë pa leje.