Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës. Një makinë e drejtuar nga një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili humbi jetën menjëherë në vendngjarje.
Këmbësori ende nuk është identifikuar, teksa drejtuesi i makinës T.S., 27 vjeç është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë në Kavajë.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.