SPAK ka urdhëruar të kontrollohet zyra e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kanë kryer sot kontrolle në zyrën e Metës në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.
Kujtojmë se me 8 nentor Meta dëshmoi në SPAK për dy orë për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh.
Pasi doli nga zyrat e SPAK, Ilir Meta u shpreh se këto hetime po vazhdojnë si si “telenovelë” pasi sipas tij është rihapur sërish si çështje edhe pse është gjykuar 2 herë të tjera.