Skip to content
Politikë

Del nga burgu Jamarbër Malltezi/ Apeli lë “në arrest shtëpie” dhëndrin e Berishës

· 1 min lexim

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është liruar sot nga burgu. Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Malltezin, nga ‘arrest me burg’, në ‘arrest shtëpie’. Ai ishte akuzuar për korrupsion në çështjen e Ish-godinës së klubit të Partizanit.

GJKKO përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Malltezit i ndalohet të largohet nga banesa e tij, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Për të njejtën çështje, Prokurorja ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën, edhe pse akovakët e tij kanë kërkuar që të ndryshohet masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shteti”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.