Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou ka mbërritur në shtetin shqiptar, ai pritet të takohet sot kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cila shprehen se takimi pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku ndodhet Beleri.
Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi ai ka dhënë para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.
Kjo ngjarje ka ndikuar ehd etek marrëdhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.