Përmes rrjetit social TikTok, eksperti i Ekonomisë, Pano Soko ka reaguar ashpër kundër Autoritetit të Konkurrencës sa i përket çmimit të naftës dhe të gazit.
Ai thotë se prej 1 muaji çmimet kanë qëndruar të njëjta, ndërkohë që kujtojmë se çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët gjatë këtyre 4 muajve.
Bursat e naftës në çdo vend u ulën, ndërsa tek ne çmimi vazhdon të mbetet po njëjoj.
“Çmimi i naftës ka një muaj që është fiksuar në 195-200+ Lek/Ltr. Nga krahu tjetër çmimi i gazit është fiksuar nē 59 Lek/Ltr (+- 1-2 Lek) në pothuajse gjithë pikat që shesin në gjithë vendin dhe kjo ëshë evidencë e një marrveshje kartel që duhet hetuar nga Autoriteti i Konkurrencës”, është shprehur Soko.
Kujtojmë se edhe më parë ekonomisti ka reaguar, duke argumentuar se qeveria taksoi naftën dhe gazin me taksën e qarkullimit, duke e shtrenjtuar edhe atë. Ai shprehej se qeveria ka harruar se ekonomia jonë është e brishtë.