Skip to content
Politikë

Çështja e sterilizimit, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO

· 1 min lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në dyert e gjykatës së Posaçme ku do të njihet me masën e sigurisë.

Beqajt iu komunikua të shtunën masa ‘detyrim paraqitje’ dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit” në lidhje me çështjen e sterilizimit.

Ai po hetohet nga SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi ish-ministri, edhe pse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion.

Sipas gjyqtarëve Beqaj duhej të kishte konstatuan fryrjen e kostove, ndërsa shprehen se ai ka kryer shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit, për shkak se procedura e ndjekur për rastin në fjalë, nuk parashikohej nga ligji.

Në vendim nga GJKKO analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje.

Ish-ministri pritet të dalë të hënën përpara gjykatës në seancën e marrjes në pyetje.