Një 42-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Replay 2”. Arjan Ballcaj, ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte një vajzë për ti marrë 5 mijë euro
Në kuadër të operacionit “Phone Fied” policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet se shantazhonte një shtetase me synim...