Skip to content
Kronikë

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë i riu në Fier

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e ditën e sotme në aksin Fier-Lushnjë. 26-vjeçari me iniciale E.N ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se për shkak të përplasjes së rëndë i riu ka humbur jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.