Reperi i njohur Mozzik, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai ka publikuar një foto para Gjykatës Speciale, teksa shprehet se krerët e UÇK-së luftuan për çlirimin e Kosovës, ndërsa sot po e paguajnë shtrenjtë çmimin e lirisë. Mozzik shprehet s eka takuar Kadri Veselin me të cilin thotë se bisedoi gjatë dhe se shpresa për drejtësi nuk i ishte venitur.
“Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes. Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.
Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën, po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së. Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë”, shkruan ai.