Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në një kampionat europian. Ndonëse ndeshja e sotme e Moldavisë u mbyll në barazim, kombëtarja siguroi matematikisht vendin për në “Berlin 2024”. Pas takimit në Moldavi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se e kombëtares e meritojnë.
“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin. Nuk ka më mirë se kaq, duhet të luajmë edhe një ndeshje. Lot gëzimi? Rëndësi ka që të gjithë po festojnë. Djemtë e meritojnë. Europiani? Tani është e vështirë. Kemi përvojë, pasi kemi qënë një herë tjetër. Europiani është i vështirë” – tha ai.
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve
Protesta të fuqishme përfshinë qytetin e Los Angeles gjatë fundjavës, pas bastisjeve të kryera të premten nga autoritetet federale të...