Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Afera korruptive e Eco Park, shoferi i Mirel Mërtirit nënkontratohet për punimet

19:00 17/11/2023
Reading Time: 2 min lexim

Gazetari Klodian Tomorri ka përmbledhur në pak rreshta aferën korruptive me Eco Park në Porto Romano. Gazetari sqaron se më 1 prill të 2019 është lidhur kontrata mes “Integrated Energy BV SPV” dhe “Casanova-Hernandez Architechten” për zhvillimin e projektit të Eko Parkut Durrës.

Sipas tij kjo kontratë është firmosur 6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në muajin tetor të po këtij viti shpallet tenderi për mbylljen e venddepozitimit ekzistues dhe ndërtimin e ekoparkut me fond 1.9 miliardë lekë me TVSH.

Më pas ndodh e papritura. Tri ditë para shpalljes se fituesit qeveria anulon tenderin me sebepin e tërmetit.

Tomorri thekson më tej se më 27 dhjetor AKUM i jep tenderin De Mare dhe Victoria Invest per 18.5 mln euro me TVSH. Në maj të 2020 të gjitha punimet i nënkontraktohen kompanisë Artcon, të Denis Ymerit, i cili është shoferi i Mirel Mërtirit për 6 milionë euro.

“Pra afera e Porto Romanos, që denoncoi sot PD përmblidhet kështu:

1-Në datën 1 prill 2019, lidhet kontrata mes ‘Integrated Energy BV SPV’ dhe ‘Casanova-Hernandez Architechten’ per zhvillimin e projektit të Ekoparkut Durrës. (6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga Kryeministri).

2-Maj 2019, kryeministri deklaron në ‘Opinion’ që do mbyllim venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano dhe aty do të bëjmë një ekopark.

3-Tetor 2019 shpallet tenderi për mbylljen e venddepozitimit ekzistues dhe ndërtimin e ekoparkut me fond 1.9 mld leke me TVSH.

(3/1- Dy ditë para shpalljes së tenderit De Mare hap kompani në QKB.)

4- Tri ditë para shpalljes së fituesit qeveria anulon tenderin me sebepin e tërmetit.

5-Me 16 dhjetor qeveria merr vendim që prokurimi të bëhet me negocim të drejtpërdrejtë.

6-Me 21 dhjetor lidhet kontratë bashkëpunimi mes ‘De Mare srl’ dhe ‘Victoria Invest International’.

7-Me 27 dhjetor AKUM i jep tenderin ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’ për 18.5 mln euro me TVSH.

8-Në 14 maj të vitit 2020 joint venture De Mare-Victoria ia nënkontrakton punimet kompanisë Artcon për 6 milionë euro. Artcon zotërohet nga Denist Ymeri, shoferi te Mirel Mertirit”, shprehet gazetari.

Tomorri theksoi se kjo dosje hetohet nga SPAK-u prej më shumë se 3 vjetësh dhe nuk ka asnjë veprim.

“Ah po thuhet se vitin e kaluar i sekuestruan dokumentet ‘Victoria Investi’, por në fakt aty pjesa dërrmuese e parave kanë kaluar nga De Mare. (Victoria mori vetëm një pjesë të vogël për të shmangur ndonjë denoncim të papritur potencial që mund të vinte nga opozita.) Pastaj De Mare i ka shpërndarë paratë atje ku duhet të shkonin. Dhe po të ndjekësh ku i ka çuar De Mare paratë, aty bien shumë lepuj brenda. Përfshirë dhe shkrimtare. Por ça i duhet SPAKU-t të hetojë këto punë. Bjerini Malltezit aty këputeni, se kjo dosja këtej do t*pe të mëdha”, shprehet ai./CNA

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Vijon saga e aksidenteve, automjeti përplas për vdekje 57-vjeçarin

Aksident fatal në Kuçovë, 69-vjeçari humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.